Tiranë/ Po transportonin 19 kg kanabis, 4 në pranga! Droga e ndarë me çanta në bagazh, 1 kg 2 mijë €! Dyshime për ‘shtëpi bari’ në jug të vendit (VIDEO)

TIRANË- Një grup kriminal është goditur nga Antidroga e Tiranës, ndërsa janë kapur në flagrancë duke transportuar 19.30 kg kanabis. Droga siç shihet edhe në këto pamje ishte e futur në dy çanta të zeza në bagazhin e makinës dhe dyshohet se po sillej nga jugu i vendit për t’u shitur në kryeqytet. 4 persona kanë rënë në pranga, Gazmend Hoxha 50 vjeç, Saimir Gerbaj 54 vjeç, Aleksandër Kili 37 vjeç dhe Orgest Beqo 43 vjeç.

Burime bëjnë me dije se ky grup kriminal prej kohësh ishte i përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht në Tiranë. Kanabisi i sekuestruar ishte kultivuar përmes llambave në ‘shtëpi bari’, thonë burime për Shqiptarja.com. Pas zbulimit të drogës, hetuesit kanë dyshime se shtëpia e barit ndodhet në jug të vendit. Antidroga e Tiranës po heton për zbulimin e vendndodhjes së banesës.

Grupi kriminal, në momentin që sillte lëndën narkotike në kryeqytet ndaheshin në dy automjete, njëra hapte rrugën dhe kontrollonte nëse ka apo jo prezencë të policisë dhe mjeti i dytë kishte në bagazh kanabisin. Kilogrami i tij shitej në treg më shumë se 2000 euro. Dyshohet se shtëpia e barit ndodhet në jug të vendit.

Ndaj 4 të arrestuarve rëndon akuza "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, 50-vjeçari Gazmend Hoxha ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk është bindur ndaj urdhrave të tyre. Ndaj tij rëndon edhe akuza "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e 37-vjeçarit Aleksandër Kilit është sekuestruar një armë zjarri pushkë dhe 200 fara të dyshuara narkotike kanabisi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:02
Dalin fotot, kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal që u kapën duke transportuar kanabis në bagazhin e makinës

1717661689_orgestbeqogazmendhoxhasaimirgerbajaleksanderkili.jpg

 

Saimir Gerbaj, Orgest Beqo, Gazmend Hoxha dhe Aleksander Kili
 

Shqiptarja. com dhe Report Tv kanë siguruar  fotot e 4 personave që u kapën në flagrancë duke transportuar kanabis në bagazhin e makinës.

Persona që kanë rënë në pranga janë, Gazmend Hoxha 50 vjeç, Saimir Gerbaj 54 vjeç, Aleksandër Kili 37 vjeç dhe Orgest Beqo 43 vjeç.

 

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI