Tiranë/ Ilda Bejleri godet me makinë 63-vjeçaren dhe largohet! Moderatorja: Të ishte situatë serioze nuk kisha ikur...Gruaja me një gjymtyrë të dëmtuar

Tiranë/ Ilda Bejleri godet me makinë 63-vjeçaren dhe largohet! Moderatorja: Të ishte situatë serioze nuk kisha ikur...Gruaja me një gjymtyrë të dëmtuar

TIRANË - Moderatorja sportive, Ilda Bejleri ka aksidentuar me makinë një grua që kaloi rrugën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Aksidenti sipas një njoftimi zyrtar të policisë, ndodhi sot rreth orës 12:50 në bulevardin "Gjergj Fishta", në afërsi të Urës së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Sipas deklarimit që ka bërë për efektivët gruaja, e cila mbeti e plagosur, një fuoristradë e zezë e përplasi teksa ajo tentoi të kalonte mes makinave. Gruaja 63-vjeçare me inicialet E.Gj nuk mundi të identifikojë targën e automjetit, por nga personat që ndaluan për ta ndihmuar gruan e plagosur, ajo i ka dëgjuar të shprehen se ishte Ilda Bejleri.  

E kontaktuar nga Shqiptarja.com, moderatorja Bejleri pranoi rastin, por tha se "situata nuk ishte e rëndë" dhe se zonja kishte dëmtim, pasi sipas saj automjeti nuk e kishte prekur fare. Për këtë arsye ajo tha se është larguar. Por pa ditur se 63-vjeçarja me inicialet E.Gj do të bënte raportim në polici.

Pavarësisht deklarimeve në media, për policinë automjeti që aksidentoi 63-vjeçaren është i paidentifikuar dhe se "shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e mjetit qe ka shkaktuar aksidentin".

Shqiptarja.com mësoi pranë Spitalit të Traumës se zonja në fjalë është e shtruar. Gjendja e saj e përgjithshme është e stabilizuar, por 63-vjeçarja ka një dëmtim në gjymtyrë. 

Shqiptarja.com mëson përmes burimeve nga policia se efektivët e rrugores janë duke kontrolluar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e automjetit në fjalë, ndërsa sipas dëshmisë së zonjës, mësohet se ajo është shprehur se "kaloi mes përmes makinave të ndaluara në rrugën pranë urës së drejtorisë së Policisë, dhe në momentin e nisjes së tyre një automjet e goditi me pjesën anësore".

Moderatorja sportive ende nuk është shoqëruar në polici, përsakohë ende nuk është idenfifikuar automjeti nga kamerat e sigurisë, e po ashtu mësohet se ajo nuk është vetëdorëzuar pranë autoriteteve për të dhënë deklarimet e saj në lidhje me ngjarjen.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bana: 14/02/2020 10:03

    Mesa di une znj. Bejleri ka aq pasuri te trasheguara nga familja sa fuoristrada nuk eshte ndonje shpenzim luksi.

    Përgjigju
  • gent: 13/02/2020 10:36

    Ore fuori straden ku e gjeti, me rrogen si moderatore>>> Pse nuk merret njeri me kete gje...

    Përgjigju
  • Ilda: 13/02/2020 09:35

    Uuaaaa sa tuuurp. Po pse po më sani o njerëz sa kam bër un e skreta? Un vëtëm sa e stypa me makin atë zonjën asgjë më sumë. Po më mërzitët akoma do ju styp edhe ju këstu që më mirë pusoni. Uaa sa seksi që jaaaam.

    Përgjigju
    • Thanasi: 13/02/2020 12:15

      Po kjo e ka mendjen te suma jo te rruga. Ky i dihet ky e ka pas hallin dhe kjo, se sum e stresuar duket.

  • Ben: 13/02/2020 09:19

    Dihet qe z.Bejleri eshte torollake,pse habiteni?Gjynah per te dyja,per plaken ne rradhe te pare,dhe per kete torollaken.

    Përgjigju
  • Miti: 13/02/2020 08:43

    E arrestuan gje kete zarbën? Kur largohesh nga vendi i aksidentit denohesh me burg.

    Përgjigju
  • Ardi: 13/02/2020 08:29

    O Ilda Bejleri, po si thua o palaco nuk ishte gjë serioze dhe ika, ti e plase në tokë e ike o bruta Troia.

    Përgjigju
  • I drejti: 13/02/2020 08:04

    Shikoni sa padrejtesi do bohet vetem se kjo vajra qenka e prezantuse tlevizjoni nuk ka perti ndoth as dhe nje gjo po te ishte nje hallexhi do futesh burg si gjith te tjeret kjo ka kry nje krim dhe duhet te trajtohet si gjith te tjeret Sipas ( ligjit) por Jetojm ne shqiperi

    Përgjigju
  • meri: 12/02/2020 23:33

    Zonjusha nuk ka respekt per veten,si mund te ket respekt per te tjeret.Sa turp...ndalova thot,e pash qe nuk ishte situat serjoze ,dhe ika.Ke quan situat serjoze zonjusha,kur ta kishte len te vdekur?ne vendet demokratike,denohesh neqoftese nuk ndalon ti japesh ndihme nji te aksidentuari edhe kur aksidentin nuk e kryer Ti,patjeter qe nuk duhet ta prekesh por,duhet te rrish aty derisa te vij autoabulanca dhe policia.

    Përgjigju
  • Patatja: 12/02/2020 22:27

    kjo esht si ajo qe tha : " Per zotin nuk e hudha un, un e shtyva ai ra vet"

    Përgjigju
  • Alban: 12/02/2020 22:15

    Cfare identifikimi me kamera thoni? Aty ka pasur plot deshmitare. I rrofte drejtesia dhe ofl-ja e Rames. Skandal.

    Përgjigju
    • Anonimi: 13/02/2020 11:49

      Aty kam qene vet i pranishem dhe kam qene une qe ndihmova zonjen. Ajo ordinerja as nga makina nuk doli. I foli dhe me arrogance. E shkreta dridhej kur e ngrita , pastaj erdhen djemte e saj qe e nisen ne spital. Nese nuk e arrestojne sepse eshte pjese e televizionit , do jete skandal. Ta mesoj ajo injorantja qe do kishte dale me mire po te kishre ndaluar, neser mund ti ndodhi mamase te saj

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia zbulon komplotin e Ukrainës, bombë e fshehur në altoparlant për të vrarë oficerin e lartë

Rusia zbulon komplotin e Ukrainës, bombë e fshehur në altoparlant për të vrarë oficerin e lartë