TIRANË- Një 65-vjeçar, Flamur Buçpapaj ka bërë një denoncim në Komisariatin e Policisë së Tiranës se është kërcënuar nga një person tjetër, i identifikuar si Eduart Dumi.

Sipas policisë, shkak për kërcënimin është bërë një konflikt për pronësinë, konkretisht bëhet fjalë për një pronë të ndodhur në fshatin Vishnje. Por ende nuk dihen më shumë detaje.

Pas depozitimit të kallëzimit, policia ka shoqëruar në komisariat Eduart Dumin.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.