Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kodër-Kamëz, pasi një autobus ka dalë nga rruga për shkak se drejtuesi i tij ka humbur kontrollin.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Institut-Bathore. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar pesë pasagjerë të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
Komento
Jane shofere qe pijne gjithmone
Përgjigju