PEQIN-Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme, e për pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjetit. Ngjarja është regjistruar në kryqëzimin e Gjocaj, ku mjeti tip Toyota Yaris është përplasur me mjetin Ford, ku kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Ky kryqëzim ka marrë shumë jetë njerëzish. Vetëm pak ditë më parë, një 50-vjeçare humbi jetën dhe 5 të tjerë u plagosën rëndë. Pavarësisht këtyre rasteve që janë raportuarm nga autoritetet nuk është marrë asnjë masë për të shmangur aksidente të tjera.