Një 55-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës, ndërsa djali i tij u shpall në kërkim, pasi akuzohen se kanë mbjellë fidanë me kanabis në zonën e Shëngjergjit në Tiranë. Operacioni i koduar "Fag" vuri në pranga N. A. 55 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Fag, të Njësisë Administrative Shëngjergj, i dënuar më parë për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".
Gjithashtu kanë shpallur në kërkim djalin e tij, E.A.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e policisë në brendësi të pyllit të fshatit Fag, janë konstatuar të mbjella fidanë kanabis. Si rezultat i punës hetimore dhe provave ligjore të sekuestruara në vendin e ngjarjes, dyshohet se babë e bir janë autorë të kësaj vepre penale.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 65 fishekë.