Tiranë/ I akuzuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, vihet në pranga 38-vjeçari (EMRI)

Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë, pasi akuzohej nga GjKKO-ja, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, si edhe për sigurim të mjeteve/kushteve për të kryer vrasje.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 12”, në pranga u vendos 38- vjeçari Adrian Cenaj alias Dedja, 38 vjeç, i lindur në Kukës.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 12”.

I akuzuar nga GjKKO-ja, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për sigurim të mjeteve/kushteve për të kryer vrasje, kapet në Tiranë dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 12”, lokalizoi në Tiranë, kapi dhe vuri në pranga shtetasin e shpallur në kërkim Adrian Cenaj alias Dedja, 38 vjeç, i lindur në Kukës.

Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 11.07.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Zelenski: Rusia duhet të marrë pjesë në bisedimet për paqe

Zelenski: Rusia duhet të marrë pjesë në bisedimet për paqe