Tiranë/ Kokainë, kanabis e euro të përfituara nga shitja e tyre, arrestohen dy të rinj

Tiranë/ Kokainë, kanabis e euro të përfituara nga shitja e tyre, arrestohen dy të rinj

Foto ilustruese

TIRANË- Dy të rinj shqiptarë u arrestuan, pasi u kapën me 42 doza me lëndë narkotike kokainë e kanabis, lekë dhe euro të përfituara nga shitja e lëndës narkotike në doza.

Personi A. Xh., 24 vjeç, banues në Tiranë, u kap në flagrancë në rrugën “Hamdi Cenoimeri”.

Më pas shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku i janë gjetur doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike kokainë e kanabis. 

Policia i sekuestroi 3 doza me lëndë narkotike kokainë, 31 doza me lëndë narkotike kanabis dhe 1 aparat celular.

Gjatë një operacioni tjetër u arrestua personi G. L., 21 vjeç, banues në Rrëshen. 

Ai po lëvizte me makinën, ku iu gjetën 8 doza me lëndë narkotike kokainë, një aparat celular, 34 400 lekë të reja dhe 315 euro, të cilat dyshohen të përfituara nga shitja e dozave me lëndë narkotike.

Sipas policisë, materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” në ngarkim të dy personave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'

'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'