TIRANË- Një rast vjedhje është hetuar nga Prokuroria e Tiranës ku shtetësja D.Shyti ka lënë makinën për 10 minuta ndezur tek ‘Astiri’, por kur del nga një dyqan nuk e gjen më automjetin.

Makina rezulton se e kishte vjedhur personi që policia më parë i kishte hequr patentën dhe familja pretendon se ka probleme të shëndetit mendor.

Koincidenca në komisariat zbulon makinën dhe autorin.

Teksa D.Shyti denonconte vjedhjen e makinës, shtetësja F.Iberhasja denonconte zhdukjen e vëllait të saj, i cili ishte dhe autor i vjedhjes së makinës.

Pasi ka gjetur të vëllanë, e kishte fiksuar targat që qytetarja denoncoi në komisariat, gjeti në rrobat e të vëllait çelësat e makinës së vjedhur dhe e dorëzuan në polici.

Gjykata cakton hetim në gjendje të lirë për autorin dhe masën e detyrim paraqitjes.