TIRANË- Një 11 vjeçar është përplasur mbrëmjen e kësaj të enjte nga një makinë,dhe shoferi i cili ka thyer karantinën është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur rreth orën 21:00 në rrugën " Muharrem Bajraktari". 11-vjeçari është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, e ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Po punohet për identifikimin e drejtuesit të mjetit.
Ndërkohë, një tjetër aksident, po në kryeqytet është regjistruar edhe rreth orës 17:00 te Sheshi "Shtraus’’, ku është përplasur nga një makinë një 19-vjeçare. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Te shihen kamerate aty prane qe ta identifikoje ate kriminel qe aksidentoj nje te mitur te pa fajshem.policia ta gjeje same pare ket kriminel,se ky neser e bo perseri ket aksident.
Përgjigju