Janë vendosur në 'krye' të edukimit të brezit të ri, por dy mësuese në Tiranë kanë dhënë shembullin më të keq për nxënësit e tyre, e madje duke i vënë në rrezik edhe jetën. Ngjarja e paprecedentë ndodhi pranë shkollës 'Çajupi', ku dy mësueset, Elida Qenanaj, mësuese Letërsie dhe Domenika Toptani, mësuese historie, u përfshinë në një sherr, nga ku mbetën të plagosur me sende të forta 4 persona, njëri prej të cilëve  E.K 32 vjeç i cili për shkak të plagëve të marra është dërguar në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Mësueset u konfliktuan fillimisht verbalisht në oborrin e shkollës, më pas për t'u sqaruar shkuan në një lokal, por gjërat agravuan dhe konfliktit mes tyre iu bashkuan edhe familjarët e të dyja palëve.

Ata goditën njëri-tjetrin me sende të forta, duke përdorur edhe karriget. Bëhet me dije se mes të afërmve të mësuesve ka qenë edhe një efektiv i Policisë Ushtarake, i identifikuar si Çim Qefalia, i cili dyshohet se ka qenë personi që ka qëlluar me armë zjarri në ajër.. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati persona të lënduar.

Për ngjarjen Policia ka shoqëruar 5 personat e përfshirë në sherr, ndërsa nuk dihen ende arsyet e konfliktit mes tyre. Pyetur në lidhje me ngjarjen e rëndë, Ministria e Arsimit ende po pret një raport të plotë të ngjarjes që ka ndodhur nga organet përkatëse.

"Në bazë të versionit zyrtar të ngjarjes do të merren mesa, nëse është ligjërisht e nevojshme", bën me dije Ministria.

Arma dhe kapelja 

Foto nga vendi i ngjarjes

1633940023_Screenshot2.jpg

Një nga karriget e perdorura ne zenke

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:05
Sherri pranë shkollës 'Çajupi' në Tiranë, dy mësuese u zunë në oborr të shkollës e më pas shkuan në lokal,  ndërhynë edhe familjarët

Në papërgjegjshmëri totale, dy mësuese kanë qenë ato që nisën sherrin pranë shkollës 'Çajupi' në Tiranë, ku të shtënat me armë rrezikuan edhe jetën e nxënësve. Mësohet se dy mësueset, identiteti i të cilave nuk bëhet me dije, nisën të konfliktoheshin verbalisht në oborrin e shkollës e më pas, për t'u sqaruar shkuan në një lokal. Por gjërat dolën jashtë kontrollit kur sherr ndërhynë edhe familjarë të tyre, njëri prej të cilëve qëlloi edhe me armë zjarri në ajër. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të plagosur.