Ka nisur me tensione mëngjesi i sotëm në Bregun  e Lumit, pasi fadromat kanë shkuar për të prishur shtëpitë e banorëve.

Në mbështetje të banorëve të cilëve do t'i prishtet banesa kanë shkuar edhe ish-deputetët e opozitës Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari të cilët janë përplasur me policinë duke kundërshtuar ndërhyrjen e tyre.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj komentoi edhe përpjekjet e opozitës për të bllokuar ndërtimin e Bulevardit të Ri, që do të jetë boshti i asaj që nesër do të quhet Tirana e së ardhmes. Veliaj deklaroi se politikanët e llastuar dhe të fortët e politikës shqiptarë nuk mund të bllokojnë ndryshimin.

Ndërtimi i Bulevardit të Ri prek 38 banesa. Deri më tani janë shembur 10 banesa ndërkohë që sot parashikohet të shemben edhe 12 të tjera.

Prishja e e banesave do t;i hapë rrugë zgjatimit të Bulevardit të Ri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:30
Veliaj: Bulevardi i Ri po pengohet nga fëmijë të llastuar politikanësh dhe të fortësh të politikës shqiptare

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj komentoi edhe përpjekjet e opozitës për të bllokuar ndërtimin e Bulevardit të Ri, që do të jetë boshti i asaj që nesër do të quhet Tirana e së ardhmes.  Duke folur në konferencën “Smart City Solution, Veliaj deklaroi se politikanët e llastuar dhe të fortët e politikës shqiptarë nuk mund të bllokojnë ndryshimin.

Ju e dini fare mirë, ky është një qytet që ka vështirësitë e veta. Teksa flasim, po ecim me punimet per tek piazza e fundit e Bulevardit të Ri, por ka ende fëmijë teveqelë e te llastuar politikanesh dhe të fortësh të politikës shqiptare, që i bëjnë rezistencë ndryshimit, por ndryshimi do vijë. Edhe i paevitueshëm. Në mos do e sjellim ne, do e sjellë dikush që vjen pas nesh. Po më mirë ta sjellim ne që e kemi në dorë, sesa t’ia lëmë gjithmonë si gjobë një gjenerate tjetër”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se kryeqyteti është i destinuar që të rritet. “Duam apo s’duam ne, në të gjithë botën, përfshirë dhe Hungarinë, dhe Shqipërinë, dhe Ballkanin, dhe Europën Qendore, dhe çdo vend tjetër, ka një tendencë nga periferia për në qendër. Pra njerëzit në periferi të Shqipëri duan të vijnë të gjithë në Tiranë, njerëzit në Ballkan që është periferi e Europës duan të shkojnë më në qendër të Europës. Kështu që kemi dy mundësi, ose na kaplon histeria për këto lëvizjet demografike, ose themi ky është një realitet të kohëve tona moderne të cilët ne duhet ta përballim, dhe hajde të mësojmë nga më të mirët”, tha ai teksa shtoi se nuk mund të ndërtohen dot mure brenda qyteteve tona. “Ne nuk i ndërtojmë dot mure qyteteve tona, siç ishte në kohët e lashta, ku qytetet rrethoheshin prej muresh. Muret tani janë financiare, muret janë mure të pamundësive, dhe kjo është arsyeja pse ne nuk ndërtojmë dot mure në Tiranë, se na vijnë 25 mijë veta çdo vit. Që nga koha kur jam zgjedhur kryetar bashkie kanë ardhur 100 mijë veta në Tiranë. Do të thotë që duhet të përgatitemi për apartamente që mund të përballojnë. Por për sa kohë që rritja është e qëndrueshme, është inteligjente me konceptet e “Smart Cityt” është e gjelbër me konceptet e pyllit orbital, apo xhepat e parqeve, apo mikro-hapësirave ku po ndërhyjmë, atëherë ky është një lajm i mirë.  Nuk është një fatkeqësi, por është një privilegj, fakti që qytetet tona shtohen si në Budapest dhe në Tiranë me çuna dhe goca që vijnë nga rrethe të tjera, kanë talent”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

Ora 11:02
'Sherri' i ish-deputetëve Balliu dhe Braimillari me efektivët te Bregu i Lumit (FOTO)

Këto janë momentet kur ish-deputeti demokrat Klevis Balliu dhe ish-deputeti i  i LSI Endrit Braimllari konfrontohen me forcat e policisë të pranishme në aksionin e prishjeve të ndërtimeve te Bregu i Lumit të cilat i hapin rrugë projektit për ndërtimin e Bulevardit të Ri.

Ora 10:10
Tensione te Bregu i Lumit, Balliu dhe Braimllari përplasen me policinë (VIDEO)

Dy ish-deputetët e opozitës Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari janë përplasur me policinë e cila është vendosur në Bregun e Lumit për të bërë të mundur largimin e banorëve të cilëve do i prishet banesa për shkak të zgjatimit të Bulavardit të Ri.

Ata kanë kundërshtuar ndërhyrjen e efektivëve të policisë.

Ora 09:29
Protestoi kundër prishjes së shtëpisë së saj te Petro Nini, policja sot në krye të detyrës te Bregu i Lumit (VIDEO)

Gazetarët e Report Tv raportojnë se Blerta Dervishi, efektivja e policisë e cila protestoi kundër prishjes së shtëpisë së saj pranë Petro Nini Luarasit ka qenë sot mes efektivëve të policisë të cilët po bëjnë të mundur nxjerrjen nga shtëpia të banorëve të Bregut të Lumit të cilët preken nga zgjatimi i Bulardit të Ri.

Pavarësisht detyrës, ajo duket se ka një lloj ndjeshmërie ndaj banorëve dhe nuk është përpjekur të ndërhyjë me forcë edhe pse ka hasur në rezistencën e tyre.

Blerta Dervishi protestoi bashkë me 14 të afërm të saj kundër prishjes së shtëpisë dhe për këtë arsye u pezullua nga detyra por u rikthye sërish të nesërmen.

Efektivja Blerta Dervishi në mbrojtje të shtëpisë te Petro Nini dhe sot te prishjet te Bregu i Lumit
Ora 09:20
Klevis Balliu: Qeveria nuk e shpërblen Bregun e Lumit për shkak të racizmit ndaj veriut

1553433748_balliu.jpg

Klevis Balliu ka shkuar në zonën e Bregut të Lumit në mbështetje të banorëve të cilët refuzojnë të lënë banesat. Ai tha se banorët duhen dëmshpërblyer jo vetëm për banesat por edhe për dhunën e ushtruar ndaj tyre.

"Është koha që qytetarët të marrin në dorë fatet e këtij vendi. Rasti i Unazës me rastin e Bulavardit janë të ndryshme. Policia gjeti disa banorë të paktë në numër.  Nuk e di a është për shkak të racizmit që kanë këta ndaj veriut. Banorët duhen dëmshpërblyer për dhunën ndaj tyre. Qeveria duhet t'i dëmshpërblejë edhe për shtëpiat e tyre.

Banorët duhet t'i drejtohen gjykatave. Nëse Edi Rama mendon se do t;ia dalë me luftë, luftë do t'i japin edhe qytetarët. Ata vijnë për rtë sulmuar bulevardin për shkak se u rikthyen vizat nga Holanda dhe duan të tërheqin vëmendjen. Ky është një rast akbsurd. Këto janë drama të jetëve të njerëzve. Këta janë njerëz të thjeshtë dhe kjo është mjaft absurde. Qeveria thotë hajde liberalizojmë vizat me Kinën kur ne i kemi sytë nga Europa", tha Balliu.