TIRANE- Adrian Fejzullahu kishte vetëm 5 ditë që kishte nisur punën pranë kompanisë “Andi Konstruksion”, e cila po ndërton pallat në zonën e ish-kinostudios në rrugën “Aleksandër Mojsiu” në Tiranë.

Edhe këtë të hënë, (27 maj) kishte shkuar si çdo ditë në punë për të siguruar të ardhura për familjen e tij. Herët në mëngjes rreth orës 08:20 ra nga lartësia, nga kati i 7, duke marrë dëmtime të rënda të cilat rezultuan fatale dhe i morën jetën. 53-vjeçari - bëjnë të ditur burime nga policia, po ngjiste kova me llaç, por siç pamjet tregojnë – pallati në ndërtim nuk ka as skelë apo rrjet ndërtimi.

Burime nga Inspektoriati i Punës thonë se punëtorit Adrian Fejzullahu ishte i siguruar.

Subjekti ndërtues i pallatit është “Andi Konstruktion’. Nga një verifikim në QKR rezulton se ka për administrator Latif Mihën, njëkohësisht nënkryetar i shoqatës së ndërtuesve dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Në mesin e pasigurisë në punë, tek një ndërtues me pozicione të tilla, është e pa tolerueshme të gjesh probleme në kushtet e sigurisë teknike për punonjësit, kur duhej të ishte i pari që të ngrinte zërin për të drejtat e punëtorëve dhe jo vetëm interesat e ndërtuesve.

Pallati në të cilin punimet kishin nisur prej korrikut 2023 ka afat të përfundimit dhjetorin e vitit 2027.

Vetëm gjatë muajit maj kanë humbur jetë gjatë aksidenteve në punë 5 persona

1716820263_3f89f120ec354aebabef51fca3a475ef.jpg

 

 Adrian Fejzullai