Rruga e Durrësit i është nënshtruar rehabilitimit të plotë dhe sot është zëvendësuar kolektori. Ajo vijon të qëndrojë e mbyllur dhe qarkullimi është devijuar në rrugën "Mine Peza".

Mjetet e rënda të bashkisë dhe punonjësit e saj po punojnë intensivisht për përfundimin e punimeve në kohë rekord, ndërkohë që puna do të vijojë edhe në mbrëmje. Ashtu sikurse kolektori në  në rrugën “Dritan Hoxha”, “Don Bosko” dhe në rrugën e “Elbasanit, edhe kjo ndërhyrje tepër e domosdoshme në kolektorin kryesor të shkarkimit eliminon problemet e shkaktuara nga rrjeti i amortizuar, i ndërtuar shumë vite më parë. Ky investim, ashtu si çdo tjetër në qytetin tonë, po kryhet me profesionalizëm dhe me materiale bashkëkohore.