Titaniku goditet për herë të dytë, tani nga një nëndetëse 35 milionë dollarëshe

Titaniku goditet për herë të dytë, tani nga një nëndetëse 35 milionë dollarëshe

Një aksident në thellësinë 3.800 metra është mbajtur i fshehtë prej disa muajsh.

Edhe njëherë ngjarja ka të bëjë më të famshmin ‘Titanik’, më shumë se një shekull pas fundosjes së tij.

Duket si komplot i një filmi, por përkundrazi është lajm i zbuluar nga gazeta londineze ‘Telegraf’: rrënoja e oqeanikut britanik, i mbytur në vitin 1912 në ishullin e Newfoundland pas përplasjes me një ajsberg, së fundmi është goditur edhe nga një nëndetëse 35 milion dollarëshe, e marrë me qira nga ‘Eyos Expeditions’, një operator turistik aventurash me qendër në ‘Isle of Man’.

Përplasja ka ndodhur në korrikun e kaluar gjatë një ekspedite, të cilën morën pjesë studiues të Universitetit të New Castle.

Sipas Telegraf aksidenti ndodhi për shkak të rrymave detare të paparashikueshme.

Paskësaj ngjarje tashmë po vihet në diskutim e ardhmja e Titanikut dhe rikuperimi i disa objekteve të rëndësishme që rrezikojnë të zhduken përgjithmonë në thellësitë e Atlantikut.

Një javë më parë ‘Times of London’ ka zbuluar planin për një mision të ri anglo-amerikan për të rikuperuar "zërin e humbur" të gjigandit oqeanik i cili u mbyt në vitin 1912 pasi u godit nga një asjberg.

Një nëndetëse speciale e aftë të zhytet në thellësi të madhe do provojë të nxjerrë nga anija e mbytur radion e komunikimit Marconi, një sistem i sofistikuar komunikimi i shpikur nga shkencëtari italian me të njëjtin emër.

Ndërsa gjetje të rëndësishme mund të dalin në dritë ka dhe nga ana që spekulojnë duke thënë se prej Titanikut do të nxirren edhe xhevahire dhe sende të tjera të çmuara të varrosura brenda anijes në fund të Atlantikut.

Nga afro 2,200 pasagjerë në bordin e Atlantikut, vetëm 700 prej tyre arritën të mbijetojnë fal varkave të shpëtimit. Kjo është arsyeja pse Titaniku konsiderohet një vend i shenjtë, si një varrezë nën det.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 30/01/2020 12:04

    Perralle

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)