Pas 5 titujve kampion radhazi, bashkia e Korçës me procedurë të përshpejtuar ka marrë vendimin për t’u dhënë titullin “Qytetar Nderi” ekipit të futbollit të Skënderbeut, presidentit Ardian Takaj dhe trajnerit Mirel Josa.
Vendimi me procedurë të përshpejtuar është marrë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të qytetit të Korçës që u zhvillua ditën e enjte. Kështu këtë fundjavë Skënderbeu do të ketë dy gëzime në një ditë, pasi përpos faktit që do të marrë trofeun e titullit kampion për herë të pestë radhazi do të marrë edhe titujt e nderit nga bashkia.
Skënderbeu ka vendosur një rekord absolut në futbollin shqiptar duke vendosur hegjemoninë, ndërsa presidenti Ardian Takaj ka fituar 3 nga 5 titujt kampion, po aq sa edhe trajneri Mirel Josa.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com