Titulli i MotoGP vendoset me 'fotofinish', Bagnaia fiton në Malajzi! Gara e fundit vendos kampionin

Titulli i MotoGP vendoset me 'fotofinish', Bagnaia fiton në Malajzi! Gara e fundit vendos kampionin

Foto ilustruese

MotoGP zhvilloi sot garën e parafundit për çmimin e Malajzisë. Në cirkuitin aziatik i pari që mbërriti në finish ishte italiani i Ducati, Francesco Bagnaia. Me kohën 40 minuta, 14 sekonda dhe 332 të qindtat, italiani është një hap larg titullit kampion bote. Do jetë gara e fundit ajo që do vendosë mbretin e Moto GP për këtë sezon, me Valencian që pret të kurorëzojë në 6 nëntor kampionin e ri të botës në garën e shpejtësisë me motora.

Në Malajzi vendi i dytë i takoi pilotit tjetër italian të Ducati, Bastiniani. Dyshja e Ducati la pas kampionin në fuqi të Yamaha, Fabio Quartararo. Me 258 pikë të grumbulluara, Bagnaia qëndron në vendin e parë, teksa ndjek Quartararo me 23 pikë më pak. Kujtojmë se një fitore vlen 25 pikë, teksa gara e Valencias do vendosë titullin. Italiani i Ducati është me një dorë te trofeu dhe mjafton të jetë në 10 pilotët e parë në Spanjë, teksa do duhet të mos dalë nga gara. Me shtatë fitore dhe dhjetë podiume, Bagnaia dominoi sezonin në MotoGP.

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë