Titulli kampion në Spanjë, Anceloti:
Barcelona e ka thikën në dorë

Titulli kampion në Spanjë, Anceloti:<br />Barcelona e ka thikën në dorë
Edhe pse kryeson kampionatin spanjoll me Barcelonën, trajneri Luis Enrike shprehet se ende nuk ka mbaruar asgjë. “Na pëlqen të luajmë sa më mirë, por kjo është një utopi. Nëse do të ishte e mundur atëherë futbolli do të bëhej i mërzitshëm. Nuk kam parë asnjë ekip që të ruajë të njëjtën formë gjatë gjithë kampionatit.

Shpresoj që të luajmë kështu deri në fund të edicionit dhe të shpallemi kampionë, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi 4 pikë diferencë nga Reali nuk janë asgjë, pasi ka edhe 9 ndeshje përpara” deklaroi Enrike.

Carlo Anceloti e ka cilësuar Barcelonën si favorite për titull duke thënë se ata e kanë thikën në duar. "Nuk mendoj se nëse fitojmë të gjitha ndeshjet ne do të jemi kampionët. Këtë gjë mund ta bëjë edhe Barcelona, ajo e ka thikën në duar dhe ky përbën një fakt interesant në garën për titull. Besoj se java e fundit mund të jetë vendimtare për titullin" tha Anceloti.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë