Partizani u shpall kampion i Shqipërisë në futboll për edicionin 2022-23. "Demat" e trajnerit Giovanni Colella siguruan trofeun numër 17-të në histori, me teknikun që bëhet italiani i parë që fiton këtë Kupë në vendin tonë. Me pikë të barabarta me Tiranën (67), të kuqtë veç suksesit emocional kanë "mbushur arkat" e klubit.
Më shumë se 1 milionë euro pritet të arkëtojë Partizani, kjo pas pjesëmarrjes në Kupat e Evropës dhe shpërblimet nga FSHF-ja apo Bashkia Tiranë. Edhe nëse nuk kalon asnjë tur në Evropë, Partizani që do luajë në Champions ka të sigurta 810 mijë euro nga UEFA.
260 mijë euro shpërblim janë për pjesëmarrjen në këtë kompeticion, teksa 350 mijë të tjera si "bonus eliminimi". Nëse të kuqtë dështojnë në Champions, radha është për Europa League dhe më pas në Conference League.
200 mijë euro UEFA do ia japë Partizanit për secilin tur, atë të 1 dhe të 2-të, që Partizani i ka të sigurta qoftë edhe në Conference League në rastin më të keq. FSHF dhuron për ekipin kampion të Shqipërisë 80 mijë euro, teksa afro 130 mijë euro (15 milionë lekë) jep bashkia e Tiranës për ekipin kampion. Me 1.2 milionë euro të sigurta, Partizani duket me financa të shëndosha për edicionin e ri.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
77.9%
-
Jo
16.6%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2578
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen çiftet e turit të parë
3 Tetor, 20:28
-
Luhet në tre ditë dhe orare të ndryshme, 'Klasikja' e Superligës spostohet në Kukës (Agjenda)
3 Tetor, 17:13
-
GOLAT/ Laçi fiton 0-3 kundër Tiranës në kryeqytet, Mirel Josa rikthehet me tri pikë te kurbinasit! Java e 7-të e Superligës me surpriza
3 Tetor, 16:08
-
Vetëm tre muaj te Partizani, në Kroaci kërkojnë rikthimin e Zoran Zekic
3 Tetor, 15:46
-
Kombëtarja në Europian? Duka: Kemi prenotuar hotelet, Ceferin më propozoi si zv/president i UEFA-s
3 Tetor, 09:54
-
VIDEO GOLAT -Rikthehet Kukësi, fitore me përmbysje kundër Erzenit! Trajneri Nica mban fjalën
2 Tetor, 16:05
-
Korça në festë pas fitores me Partizanin, Zekiç: Jam i inatosur, punuam 3 ditë për të shmangur gabimin
2 Tetor, 10:47
-
VIDEO/ Egnatia 'i fal' fitoren Teutës, Skënderbeu mposht 1-0 Partizanin! Java e shtatë e Superligës nis me surpriza (Renditja)
1 Tetor, 18:39
-
Luajnë kundër kampionëve në Korçë, Ivan Gvozdenovic: Skënderbeu kërkon fitoren
30 Shtator, 22:56
-
Sylvinho udhëton drejt Spanjës, takon lojtarët e Kombëtares
30 Shtator, 15:34
-
Dy javë nga 'finalja' me Çekinë, shtohen problemet e Kombëtares kuqezi
29 Shtator, 11:04
-
Basketboll/ Flamurtari i vajzave vendos 'diktatin', mund në finale Partizanin dhe ngre Kupën e Shqipërisë
29 Shtator, 10:31
Partizani eshte ekipi I femres se shumices se shqiptareve! Emri I tij eshte lavdia e kombit shqiptar!
PërgjigjuE Mor Partizon Cna kenoqe thongsha zemron
Përgjigju