Titulli pas 11 vitesh? Tifozët e Milanit marrin masat, të hënën San Siro pritet plot

Titulli pas 11 vitesh? Tifozët e Milanit marrin masat, të hënën San Siro pritet plot

Milan të hënën do të luajë një ndeshje që mund të rezultojë vendimtare për titullin kampion dhe siç raportohet nga mediat në Itali tifozët e ‘djallit’ po e ndiejnë shumë këtë.

Deri më tani, për sfidën e së hënës kundër Bolonjës në orën 20:45, janë shitur të gjithë biletat, 60 mijë, ndërsa tani do dalin në shitje edhe pjesa tjetër. Duke qenë se kufizimet janë hequr stadium ‘San Siro’ kap një kapacitet maksimal prej 75 mijë tifozësh.

Milan udhëheq kampionatin me 3 pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë dhe 6 më shumë se Interi i vendit të tretë, por zikaltërit kanë një sfidë më pak. Duke qenë se zikaltërit, kampionët në fuqi të Seria A, të dielën luajnë kundër Juventusit sfida e Milanit me Bolonjën merr një rëndësi tjetër.

Hera e fundit që Milan ka fitur titullin në Itali është në sezonin 2010/2011.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot