'Titulli vetëm nëse Tiranës i bie të fikët,' te Partizani dorëzohen! Shehi: Kam shumë frikë dëmtimet

Pas gati tre muajsh ndërprerje për shkak të koronaviursit nesër rikthehet Superliga e cila do të luaj pa praninë e tifozëve javën e 27, me ndeshjen kryesore Partizani-Skënderbeu. Në prag të takimit trajneri i kampionëve në fuqi Adolfo Sormani shprehet se tani është e pamundur të konkurohet me Tiranën për titullin:

“Unë e kam të vështirë të parashikoj dhe të flas tani për objektiva. Mund të them se synojmë që ta arrijmë Europën, kjo është më e pakta që duhet të bëjmë. Përsa i përket titullit mendoj se skuadrat e tjera mund ta fitojnë vetëm nëse i bie të fikët Tiranës.”

Sakaq Tirana që udhëheq kampionatin dhe që duket se ka vendosur njërën dorë te titulli nësër e pret transferta me Bylisin.

“Për deri sa janë 30 pikë në lojë, do të luftojmë deri në fund. Çdo ndeshje për ne do të jetë si një finale. Ju kam thënë çunave dhe ata e dinë, duhet të jemi me këmbë në tokë,”-shprehet trajneri i Tiranës Emanuele Egbo.

Ndërkohë Kukësi, që është ndjekësi më i afërt i Tiranës me 9 pikë do të luajë në Elbasan kundër Luftëtarit. Trajneri Orges Shehi thotë se në këtë rikthim i trembet më shumë dëmtimeve, ndërsa kundërshtarin do ta vlerësojnë maksimalisht.

“Për shkak të periudhës së gjatë të pezullimit, më shumë i frikësohem dëmtimeve dhe shpresoj që të mos kemi probleme në këtë drejtim. Çdo ekip ka rëndësinë e vetë, 3 pikët janë njësoj si me Partizanin dhe Luftëtarin dhe do të luajmë për fitore,”-deklaron Shehi

Takimet e tjera të së mërkurës për javën e 27 të Superligës do të jenë Flamurtari-Vllaznia dhe Laçi Teuta. Katër takime do të luhen në orën 17:00, ndërsa Partizani-Skënderbeu do të luhet në orën 20:00.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë