'Titullin nuk e mendoj fare', futbollisti bën përkthyesin te Vllaznia! Goce Sedloski: Kemi dy mungesa

'Titullin nuk e mendoj fare', futbollisti bën përkthyesin te Vllaznia! Goce Sedloski: Kemi dy mungesa

Goce Sedloski, trajneri i Vllaznisë

Kukësi dhe Vllaznia luajnë nesër në 15:00 për javën e 29-të në Superligë. Futbolli elitar në Shqipëri sheh një ndeshje të luftuar, me "Kukës Arena" që pritet të vendosë shumë për ecurinë e dy skuadrave. Në lidhje me këtë takim, trajneri i Vllaznisë ka dalë para medieve. Goce Sedloski e ka duelin e dytë në drejtimin e shkodranëve, teksa debutoi javën e kaluar me fitore kundër Erzenit. Trajneri nga Maqedonia e Veriut duket se është përshtatur me ambientin, teksa ka treguar se ka mungesa nga krahët. Në konferencën para mediave, futbollisti Fjoart Jonuzi bëri edhe përkthyesin. 

"I keni mësuar emrat e lojtarëve? Tani i di të plota. Këto dhjetë ditë që jam këtu dhe këtë javë që kemi bërë tre stërvitje, kemi bërë një punë të mirë. Çdo ndeshje për ne është shumë e rëndësishme deri në fund. Gjithçka nis nesër, kemi një ekip të organizuar. Shoh te ekipi që kemi bërë një punë të mirë. Kush luan nesër në fushë le të japë gjithçka nga vetja. Kërkoj që të japin më të mirën dhe rezultati do vijë.

Mungesat? Kemi problem me mungesat e dy lojtarëve të krahut. Kush hyn në lojë le të dëshmojë veten, dua të kem ekip me disiplinë. Lojtarët e tjerë që do i zëvendësojnë të japin më të mirën. Ndeshjen e parë e vlerësoj, ishte e mirë për ekipin dhe djemtë. Kjo me Kukësin është një tjetër ndeshje. Duhet të tregojmë forcën tonë, pasi ata janë të organizuar", tha fillimisht trajneri.

Më pas trajneri nga Maqedonia e Veriut bëri me dije se klima në ekip është e mirë dhe se në këtë fazë ndeshjet duhet të merren njëra pas tjetrës, duke mos e menduar titullin.

"Klima e mirë në ekip pas fitores me Erzenin? Çdo ndeshje duhet fituar, unë këtë frymë kam pasur edhe si futbollist. Na duhet uri dhe garë. Them që kemi një kundërshtar të fortë që na pret në shtëpi. E kemi studiuar kundërshtarin. Kërkoj në çdo ndeshje që lojtarët të djersisin fanellën.

Jam i kënaqur me lojtarët që kam, shoh përkushtim. Kemi fituar ndeshjen e kaluar, të jemi me këmbë në tokë dhe t'i japim vetes forca për sfida të mira. Të arrijmë objektivat që klubi ka.

Fitore për garën e titullit? Nuk e mendoj fare pjesën e titullit. Futbolli është interesant. Ka ndeshje dhe ka pikë. Do marrim ndeshjet me radhë, e di që ndeshjen tjetër e kemi me Tiranën por po mendojmë për Kukësin", tha Goce Sedloski.

Pas 28 javësh në Superligë, Vllaznia me 41 pikë mban vendin e katërt në renditje, teksa Kukësi me 35 pikë renditet në vendin e shtatë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?