Tjetër hoxhë në pranga, Imami nga
Hani i Elezit akuzë për terrorizëm!

Tjetër hoxhë në pranga, Imami nga<br />Hani i Elezit akuzë për terrorizëm!
Arrestohet në Kosovë dhe një tjetër imam i Bashkësisë Islame të Kosovës, për përfshirje në terrorizëm dhe gjuhë urrejtje. Burime të mediave kosovare bëjnë të ditur se ai është imami me iniciale R.T. nga Hani i Elezit.
 
Mediat raportojnë se kanë pritur një përgjigje nga Policia mbi arrestimin e tij, për më shumë se dy ditë, dhe ata nuk e kanë mohuar lajmin. Sipas të dhënave të tyre imami, ka qen folës në OJQ-në tashmë të mbyllur, “Parimi” në Kaçanik, ndërkohë që është imam në një fshat në Han të Elezit.
 
Sipas raportimeve të mëparshme, në këtë qytet funksionojnë dy OJQ të vetë-shpallura si islame, “Rinia Islame Kaçanik” e krijuar nga terroristi Lavdrim Muhaxheri dhe OJQ-ja e regjistruar në Qeverinë e Kosovës, “Parimi”, dhe dyshohet se të dyja punonin për interes të grupeve terroriste në Siri e Irak.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot