Ditën e djeshme ambasadori Z.Sami Shiba, pas shumë përpjekjesh, ka organizuar një takim me biznesmenin Dr.Abdulrahman Al-Zamil. Investitori saudit ka shprehur interesin për të investuar në Shqipëri. Është investitori i dytë i fuqishëm që tregon interes për të vendin tonë, pas ardhjes gjatë gushtit të investitorit më të fuqishëm të botës arabe, princi Alëaleed Bin Talal Bin Abdulaziz, Kryetari i Shoqërisë Mbretërore Holding.

Dr. Abdulraham Al-Zamil është President i ‘‘Zamil Group Holding Company”, është i njohur në fushën e industrisë, ndërtimin e anijeve, menaxhimin e porteve, sektorin e ndërtimit. Falë këmbënguljes së ambasadorit tonë, investitori ka shprehur interes për të vizituar Shqipërinë, dhe për të parë mundësitë për investim.

Në statusin zyrtar të ambasadës në Riyadh thuhet:

Takim dhe bisede frytdhënse me investitorin saudit, Dr.Abdulrahman Al-Zamil, President i "Zamil Group Holding Company", nje nga kompanite kryesore ne vend, me investime te rendesishme ne Arabine Saudite, rajon dhe ne disa vende jashte saj. Ka shprehur interes per te vizituar Shqiperine dhe per te pare mundesite per investime.

Redaksia Online

Xh.F Shqiptarja.com