SHBA - Një tjetër masakër ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një burrë ka qëlluar me pistoletë në një shtëpi në periferi të Denverit, të Kolorados, duke vrarë tre persona para se të vriste dhe veten.
Sipas policisë vendase, viktimat ishin dy gra, njëra prej tyre ndoshta ishte një adoleshente, dhe një burrë tjetër veç vrasësit. Në skenën e krimit u gjet një armë e llojit pistoletë.
Të premten më 14 dhjetor të këtij viti një 20 vjeçari Adam Lanza vrau 26 persona në shkollën fillore “Sandy Hook” mes të cilëve 20 fëmijë të moshave 6 dhe 7 vjeç dhe 6 të rritur anëtarë të stafit të shkollës.
Lanza kishte vrarë më parë nënën e tij Nancy Lanza në shtëpi dhe pas krimit vrau dhe veten.
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com