Karriera e "Perandorit" varet tashmë në fije të perit. Sulmuesi brazilian Adriano pasi u largua nga Corinthians, nisi të stërvitej me Flamengon, por një dëmtim e ka ndërprerë entuziazmin e futbollistit. Analizat që ai iu nënshtrua, kanë shtyrë stafin e klubit brazilian që të vendosin për një operacion tjetër në tendinën e Akilit, në këmbën e majtë.

"Në këtë moment duhet të qëndroj i qetë. Kam folur me familjen time dhe arriti deri aty sa të më kërkonin të lë futbollin, por nuk dua ta mendoj. Do të bëj operacionin dhe më pas do të shoh. Dua vetëm të rikthehem të luaj por cdo gjë varet nga ndërhyrja" tha Adriano.

"Perandori" është në gjendje të keqe prej dy vjetësh nga dëmtimet e vazhdueshme. "Nuk dua të lë futbollin pasi jam vetëm 30 vjec dhe mund të jap ende shumë. objektivi im është të luaj me Flamengon, dhe kushedi, të rikthehem në kombëtare" tha Adriano.(rb/shqiptarja.com).