Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e një tjetër konkursi sa i përket vijës bregdetare të Vlorës, pas asaj ndërtimit të bulevardit, të njohur si lungomare. Në një postim në rrjetin social Facebook, rama shkruan se do të jetë një projekt i integruar për vijën bregdetare Orikum-Parku Kombëtar i Llogarasë.
                      

“Pas projektit të vijës bregdetare të Vlorës së shpejti konkursi për projektin e integruar vija bregdetare e Orikumit-Parku Kombëtar i Llogarasë”, shkruan Raman ë rrjetin social Facebook.
 
Kompania belge “XDGA” është shpallur si fituese e konkursit për ndërtimin e bulevardit të Vlorës. Kryeministri Rama ka theksuar se Vlora ka mundësi të jashtëzakonshme turistike, ndaj dhe fokusi i qeverisë do të jetë i madh për ta zhvilluar atë sa më tej. Ai ka premtuar se i njëjti projekt do të shtrihet në tre bashki të jugut të vendit dhe me ndarjen e re territoriale do të kenë më shumë mundësi për zhvillim.


rama








Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)