Tjetër skandal në "Kënga Magjike"
Ardit Gjebrea 'mban me hatër'?!

Tjetër skandal në "Kënga Magjike"<br />Ardit Gjebrea 'mban me hatër'?!
Qysh prej prezantimit të këngëtarëve në fazën e parë, pati shumë vëmendje për emrat që do të merrnin pjesë në festival e deri te skandali i fundit me Florin dhe Stinen, por kjo nuk është e vetmja.

Lajmi.net raportoi para se të mbaheshin netët gjysmëfinale se grupit JanexTrio i është premtuar finalja gjatë provave gjenerale me arsyetimin se gjatë kohës kur vajzat e grupit po këndonin, kolegët e tjerë në sallë bënin zhurmë dhe nuk i dëgjonin, me këtë rast Arditi i kishte siguruar atyre finalen, si dënim për artistët tjerë.

Një ‘shtytje’ si kjo për grupin e ri, ‘djegu’ dikë tjetër, atë që radhitej në pozitën e 20-të sipas votave të këngëtarëve.

Votimet janë publikuar në Youtube dhe në tabelën përfundimtare shihet qartë se Egzona Ademi e cila radhitej në pozitën e 20-të e që duhej të ishte në finale, nuk ishte.

Vendin e saj e zuri grupi JanexTrio të cilët me votat e mara nga kolegët radhiteshin në vendin e 33-të, kështu duke mos qenë as afër futjes në finale, në top 20.
Kjo gjë nuk u diskutua fare, madje të dielën pas natës finale, grupi JanexTrio në E diela shqiptare, u shprehën se nuk e prisnin një gjë të tillë dhe ndihen të vlerësuara nga kolegët, gjë që realisht nuk është aspak e vërtetë.

Për Lajmi.net njëra nga motrat, Xhejn Kumrija deklaron se ishte një vendim që ishte marrë në prani të të gjithë këngëtarëve nga vetë produksioni. Ajo shprehet se ishte i drejtë vendimi për to sepse gjatë performancës së tyre në prova askush nuk i dëgjonte për t’i vlerësuar siç duhet.

“Unë mendoj që çdo gjë është e drejtë dhe e padrejtë kur ndodhin pazarllëqe siç bëhen rëndomtë në atë kompeticion mes këngëtaresh . Aq e drejtë sa askush nuk ishte i vëmendshem gjatë performances tonë në prova sa të votonin siç duhej! Dhe aq e drejtë sa aty u dogjën shumë jo vetëm një, keshtu që bëjini llogaritë mirë pasi është dicka që e vendos tjetërkush”.

Në anën tjetër nuk ka reaguar fare Egzona Ademi, e cila këtë herë ishte pre e padrejtësisë. JanexTrio në finale morën çmimin ‘Magjia e parë’.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

2/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë