SIRI- Një tjetër sulm me armë kimike është raportuar në Kfar Zeita në Siri, duke shkaktuar të paktën dy të vdekur dhe rreth 100 të plagosur. Lajmin e raportojnë media siriane, ndërsa sipas televizionit shtetëror autor i sulmit dyshohet të jetë grupi “Al Nusra”.
 
Për ngjarjen akuzohen si regjimi i Bashar Al Assad, ashtu edhe rebelët.
 
Sipas raportimeve, shkaktarët e sulmit dyshohet të kenë përdorur gaz helmues.
 
Opozita siriane ndërkaq flet për dhjetëra persona të prekur nga gazi vdekjeprurës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)