Një tjetër tragjedi është shënuar sot në detin Egje ku viktima kanë mbetur dhjetra emigrantë, mes të cilëve edhe fëmijë. Siç raportojnë mediet e huaja, nga përmbytja e një anije kanë mbetur të mbytur në ujërat e Egjeut 37 persona, ndërkohë që 75 të tjerë fatmirësisht kanë shpëtuar.
 
Ngjarja është shënuar në ishullin grek Lesbos, teksa anija e mbushur me emigrant u përpoq që të kalonte nga Turqia në Greqi.
 
Autoritetet greke sapo iu kanë dhënë ndihmën e parë të mbijetuarve, kanë identifikuar disa prej viktimave ku kanë thënë se ata vinin nga Afganistani, Siria dhe Mianmar, ndërkohë që ka prangosur edhe trafikantin e tyre.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)