Në orët e para të më mëngjesit të sotëm, një 33-vjeçar ka humbur jetën nga një aksident tragjik të ndodhur në afërsi të Cërrikut në Elbasan. I riu ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, ndërkohë që i plagosur ka mbetur edhe një 29-vjeçar që udhëtonte me të në makinë.
"Më datë 11.07.2021, rreth orës 01:45, në aksin rrugor Gostimë- Mollas, në fshatin Lumas, mjeti tip "Audi", me drejtues shtetasin R.H., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi R.H., dhe është plagosur pasagjeri shtetasi E.Q., 29 vjeç, banues në fshatin Floq, Cërrik i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit", njofton policia.
Kujtojmë se dje në afërsi të Gramshit drejtuesi i një minibus me pasagjerë humbi kontrollin duke rënë në humnerë ku ndodhej dhe një përrua, në afërsi të fshatit Bregas. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur Ledian Lami 30 vjeç banues në fshatin Terrove, Skrapar. Drejtuesi i mjetit është arrestuar në spital.
Komente












Me gjithe keto aksidente me jete, me shofere te pa afte me mungese sinjalistike dhe me polici rrugore te pa afte ndodhin keto aksidente
Përgjigju