DURRES - Tjetër aksident rrugor me pasojë vdekjen në Durrës. Një ditë pasi humbi jetën një 4-vjeçar në zonën e plazhit, mbrëmjen e sotme është përplasur për vdekje një vajzë 7-vjeçare në Ishëm. 

E mitura A.H, ka tentuar të kalojë rrugën kur është goditur për vdekje nga një automjet tip "Benz" i cili drejtohej nga një 24-vjeçar. 7-vjeçarja dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit. I riu është shoqëruar nga policia për t'u marrë në pyetje lidhur me shkaqet e aksidentit fatal për 7-vjeçaren. 

Njoftimi i policisë: 

Informacion paraprak.

Më datë 09.03.2018, në fshatin Rrotull, Ishëm, Durrës shtetasi R.D 24 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A.H. 7 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor po kryejnë veprimet e mëtejshme procedurale në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe arrestimin e shtetasit të mësipërm. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com