Një tjetër aksident është regjistruar pranë mbikalimit të Patokut, në aksin Laç- autostradë, ku 6 persona kanë mbetur të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, ndërsa janë përfshirë në aksident dy autovetura, 4 nga të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në kryeqytet, ndërsa 2 të tjerë po marrin mjekim në spitalin e Laçit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe policia e qarkullimit për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Lajmi kryesor:
Dy aksidente gjatë mbrëmjes në Lezhë dhe Laç, 1 i vdekur dhe 6 të plagosur! 4 prej tyre transportohen në spitalin e Traumës











