Një tjetër aksident rrugor u regjistrua në rrugët e qarkut të Lezhës paraditen e së dielës. Një automjet doli nga rruga në aksin e vjetër Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Pllanës e për pasoja mbeten të plagosur rëndë 2 persona.
Ata u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës ku morën ndihmën e parë mjekësore e më u transportuan për në spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e plagëve të marra. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Më herët një 45 vjeçar humbi jetën, në aksin e vjetër Laç-Mamurras pasi motoçikleta me të cilën po udhëtonte u përplas me një automjet.