Dy aksidente në punë brenda pak orësh/ Në Bulqizë humb jetën minatori! Në Sarandë punëtori rrëzohet nga lartësia, sillet në Tiranë në koma

SARANDE - Një tjetër aksident i rendë në kantieret e ndërtimit. Servet Ziflaj, 62 vjeç i cili ra nga lartësia e një kantieri ndërtimi në Sarandë, po lufton me jetën.

Ngjarja u shënua paraditen e sotme në lagjen “Nr. 1” të këtij qyteti. Policia njofton se punëtori është rrëzuar aksidentalisht, pasi ka qenë duke lyer në një pallat që është në ndërtim. 

"Dyshohet se gjatë kryerjes së disa punimeve (lyerje) në katin e parë të një pallati, është rrëzuar aksidentalisht shtetasi S. Z., 62 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thotë policia.

I demtuari që ndihmën e parë e mori në spitalin lokal u soll me helikopter në gjëndje kome tek Trauma në Tiranë.

Ndërkohë në Bulqizë rreth orës 11.30,u dërgua në spital pa shenja jete,Zini Murati rreth 60 vjeç. Ai u zu poshtë nga një masiv shkëmbor në minierën e firmës 'Çupi Group' sh.p.k me administrator Arben e Rasim Çupi.

Me dy rastet e sotme numërohen 15 viktima nga aksidentet në punë gjatë vitit 2024

 

Para pak ditësh në Tiranë Adrian Fejzullai i sapo kthyer nga Greqia për të ndërtuar jetën këtu, humbi jetën në ditën e pestë të punës, pranë kompanisë “Andi Konstruksion”, që po ndërton pallat në zonën e ish-Kinostudios. Policia arrestoi Gerald Krrashiin përgjegjësin e kompanisë nënkontraktore, e cila kryente punimet. 53-vjeçari po ngrinte kova me llaç kur ra nga kati i 7 i pallatit që nuk ka as skelë apo rrjet ndërtimi. Ky ishte aksidenti i pestë në punë me viktima për Majin e sapo mbyllur .

Në 21 Maj në minierën e Martaneshin humbi jetën minatori Armond Peshku. I riu punonte si vagonist me kolegun e tij kur u zu poshtë nga masivi shkëmbor. Hajdar Bala, 40 vjeç mbeti i plagosur. Një ditë më pas, në 22 maj në një gurore në Brataj të Vlorës, humbi jetën punëtori 24 vjeçari, Jurgen Veshi. Një shkëmb u shkëput nga mali dhe e zuri poshtë.  Në 9 Maj në Shëngjin ra nga kati i 9-në, punëtori i ndërtimit Emiljano Frroku. Nga verikimet u zbulua se i riu  Frroku që po montonte një vinç, punonte në të zezë, dhe dy katet e fundit të pallatit po bëheshin pa dokumentacionin përkates. Dy ditë më pas në Kunë të Shëngjinit, Preng Gjoni 50 vjeç, u godit në kokë nga një dërrasë, që u shkëput nga lart, kur po punonte në një pallat në ndërtim.  Administratori i kompanisë Martin Kovaçi u vendos në arrest shtëpie. Të shpresojmë që Servet Ziflaj nga Saranda, të mos jetë viktima e radhës në listën e zezë të atyre që lenë jetën duke punuar pa kushte sigurie.

Viktimat e aksidenteve ne pune gjate Maj - Qershor
1-     Emiliano Frroku 28 vjeç, punëtor ndërtimi- I Vdekur
2-     Preng Gjoni 50 vjeç, punëtor ndërtimi- I Vdekur
3-     Armando Peshku 29 vjeç, minator, I vdekur
4-     Hajdar Bala 40 vjeç, minator, I plagosur
5-     Jurgen Veshi, 24 vjeç, punëtor gurore- I vdekur
6-     Adrian Fejzullahi, 53 vjeç, punëtor ndërtimi- I vdekur
7-     Servet Ziflaj, 62 vjeç, punëtor ndërtimi- I plagosur në koma
8-     Zini Murati, 60 vjeç minator  

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:59
Bulqizë/ Minatorin e zë poshtë masivi i dheut, humb jetën 60-vjeçari

Një tjetër minator humbi jetën ditën e sotme në Bulqizë, pasi një masiv dheu e zuri poshtë.

Minatori është Zini Murati 60- vjeç, ndërsa subjekti në të cilin punonte është ‘Çupi Grup’, me administratorë Arben Çupi.

"Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi Z.M., rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë", thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Vdekja e minatorit shënon edhe viktimën e 15 nga aksidentet në punë gjatë 2024.

Lajm në përditësim...

Ekstrakt i regjistrit tregtar për të dhënat e Subjektit “shoqëri me përgjegjësi të kufizuar”

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë