SHKODËR- Në aksin rrugor Shkodër- Koplik është regjistruar një tjetër aksident rrugor me pasoja të rënda, ku ka mbetur i plagosur rëndë një person.

Gazetari i Report Tv, Ergys kavaja raporton se ngjarja ka ndodhur në fshtin Vrakë, ku një mjet ka përplasur një këmbësor i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Mësohet se shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes. 

I plagosur Ilir Ivziku 49-vjeç. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Informacion Paraprak

Më datë 29.01.2020, ora 22:30, në aksin rrugor Shkodër - Koplik, në vendin e quajtur  “Ura e Vrakës“, fshati Vrakë, Malësi e Madhe, një mjet ende i pa identifikuar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, ka aksidentuar shtetasin I. I.  49 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit 

Në vendngjarje grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.