Një aksident tragjik, i ngjashëm me atë të paradites, ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Mardin të Turqisë. Për pasojë raportohen 16 viktima dhe 29 të plagosur, 8 prej të cilëve janë në gjendje kritike.
Drejtuesi i një kamioni duket se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në mes të turmës së njerëzve që ndodheshin pranë karburantit. Ata kishin ndaluar për t'i dhënë ndihmën personave që ishin në 2 makina pasi ishin përplasur në atë rrugë.
Nga informacionet paraprake, mësohet se kamioni pësoi defekt me frenat gjë që solli edhe aksidentin. Mjeti doli nga rruga duke u përplasur me 2 automjetet e tjera dhe shkaktoi ngjarjen tragjike. Edhe në pamje duket se si turma e njerëzve, mes të cilëve edhe fëmijë bërtasin të tmerruar pasi kamioni hyn në mesin e tyre.
Paraditen e sotme, nga një aksident tragjik në Gaziantep humbën jetën 16 persona. Një autobus pasagjerësh është përplasur me ambulancën, zjarrfikësen dhe makinën e një prej mediave turke. Ambulanca, Zjarrfikësja dhe gazetarët ishin në vendngjarje për një tjetër aksident që kishte ndodhur pak minuta më parë, për këtë arsye mes viktimave jane edhe 3 zjarrfikës, 4 personel mjekësor dhe 2 gazetarë. 22 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49.8%
-
Frikë se humbin
42.1%
-
Arsye të tjera
8.1%
Vota total: 1961
Lajme të tjera
-
Turqi/ Erdogan përballë provës së madhe zgjedhore
22 Mars, 17:56
-
Sporti humbet mendjen brilante, Mesut Ozil tërhiqet nga futbolli
22 Mars, 12:54
-
Erdogan kërkon të fitojë mandatin e fundit në politikë! Kandidon zyrtarisht në zgjedhjet presidenciale të 14 majit
22 Mars, 09:00
-
FOTOT: Në radhë për të marrë ushqimin, pamje nga Turqia pas tërmetit fatal
21 Mars, 14:32
-
VIDEO/ Aksident në Bulqizë, mjeti del nga rruga, përplaset këmbësori! Dërgohet te Trauma
21 Mars, 10:46
-
Sylvinho nuk e konsideroi për në Kombëtare, Odise Roshi i përgjigjet me gol në Turqi (VIDEO)
20 Mars, 19:59
-
Aksident me vdekje në Patos, përplasen dy automjete, humb jetën efektivi i policisë
19 Mars, 22:43
-
Vodhën 25 ton ndihma ushqimore që do i shkonin banorëve të prekur nga tërmeti i fuqishëm në Turqi, arrestohen 3 persona
17 Mars, 22:35
-
Erdogan: Turqia do të ratifikojë pranimin e Finlandës në NATO
17 Mars, 15:58
-
Zgjedhjet në Turqi: A do ta mbështesin kurdët Kilicdaroglun?
16 Mars, 08:07
-
Turqia i hap rrugë anëtarësimit të Finlandës në NATO! Presidenti finlandez udhëton drejt Stambollit
15 Mars, 20:56
-
Pas tërmetit, Turqia goditet nga një tjetër fatkeqësi! 14 persona humbin jetën nga përmbytjet në jug të vendit
15 Mars, 19:22
Ky eshte terrorizem i paster;jo aksident.
PërgjigjuKy eshte terrorizem,jo aksident
Përgjigju