Avokatja, Denisa Muça ka shpallur kandidaturën e saj në primaret e ‘Rithemelimit’ për bashkinë e Fierit, duke u bërë kështu kandidatja e katërt.
Në deklaratën e bërë, ajo tha se e kishte marrë vendimin për shpalljen e kandidaturës në primare pasi mendonte se politika duhej të përfaqësohej nga figura të reja publike.
“Vendimi për të shpallur kandidaturën për primaret, lidhet me një kryefjalë që më shoqëron: Politika dhe vendi duhet të përfaqësohet nga figura të reja publike te pakapura nga pushteti, të pastra, kurajoze dhe me forcën dhe dëshirën e madhe të ndryshojnë këtë realitet qeverisës!
![]()
Dua jem para jush si alternativë për të bëre të pamundurën që Fieri të ketë një Bashki ku qytetari kërkon llogari dhe merr shërbimet për te cilat institucioni është krijuar”- u shpreh Muça.
Lajmi kryesor:
Tre avokatë i bashkohen garës së Primareve të Rithemelimit për dy bashki! Memaj nuk pranon të kandidojë për primaret e Kamzës











