Tjetër braktisje për Trump, dorëhiqet
nga nominimi sekretari i Marinës

Tjetër braktisje për Trump, dorëhiqet<br />nga nominimi sekretari i Marinës
Një tjetër i nominuar i presidentitTrump nuk pranon kandidaturën. 

Biznesmeni dhe ish- zyrtari i inteligjencës ushtarake Filip Bilden ka tërhqeur kandidaturën për të marrë postin e Sekretarit të Marinës duke shënuar kështu rastin e dytë që një i nominuar i manjatit të largohet për shkak të rregullave qeveritare të konfliktit të interesit. 

Vetë Bilden u shpreh se nuk ishte në gjendje të përmbushte kërkesat e kërkuara nga zyra e etikës së qeverisë. Një largim i tillë e lë qeverinë Trump pa kandidatura për të udhëhequr Ushtrinë dhe Marinën. 

Sekretari i Mbrojtje Mattis u shpreh i zhgënjyer për largimin e Bilden por tha se i kuptonte arsyet e tij dhe se shumë shpejt do të kishte një tjetër kandidaturë

Vincent Viola, të cilin presidenti e kishte përzgjedhur për postin e Sekretarit të Ushtrisë, u tërhoq më herët gjatë këtij muaji. 

Skuadrës Trump i është larguara edhe një nga personat të cilin ajo e shihte një pikë të fortë Michael Flyyn i detyruar të dorëhiqet për shkak të lodhjes me zyrtarët rusë. 


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike