VIDEO/ Tjetër gafë e Biden, ngatërron himnin kombëtar të SHBA-së me atë të Indisë

VIDEO/ Tjetër gafë e Biden, ngatërron himnin kombëtar të SHBA-së me atë të Indisë

Joe Biden

Incidentet dhe gafat e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden janë bërë mëse normale tashmë.

Këtë herë, Biden ngriti shumë pikëpyetje kur gjatë ceremonisë së pritjes së kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, në Shtëpinë e Bardhë, ngatërroi himnet kombëtare.

Siç shihet në video, teksa fillon himni kombëtar i Indisë, Joe Biden ngre dorën e djathtë dhe e vendos në nivelin e zemrës, lëvizje që amerikanët e bëjnë kur dëgjojnë himnin kombëtar të SHBA-së.

Biden madje e mban dorën në të njëjtin vend për 15 sekonda përpara se më në fund të kuptojë gabimin e tij dhe ta heq atë me një lëvizje të ngadaltë.

 

 

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë