Tjetër gjë iu premton Basha shqiptarëve e tjetër gjë iu siguron Paloka militantëve (VIDEO)

Çfarë u premton Edi Paloka militantëve të PD-së pas zgjedhjeve? Në një takim elektoral në Kënetë të Durrësit, zëvendes sekretari i Partisë Demokratike deklaroi hapur se “njerëzit që sakrifikuan për ne, njerëzve që na kanë mbështetur në këto tetë vite duhet t’jua kthejmë  atë që i takon”. Në këtë mënyrë premton se pak kohë pas fitores zgjedhore të 25 prillit PD do të tregojë se "fjalët nuk janë ajër".

Video e shpërndarë me krenari nga Sali Berisha në faqen e tij Facebook, tregon se tregu i premtimeve elektorale tashmë është shtrirë edhe në bazën e partive dhe se PD ka nisur të premtojë poste publike dhe privilegje në favor të militantëve të saj. Po Lulzim Basha sikur premtoi se në rast fitoreje qeveria e tij do të siguronte drejtësi për të gjithë pa asnjë privilegj partiak? Në ç’mënyrë Edi Paloka “do t’ua kthejë atë që u takon” militantëve të PD-së, pa shkelur ligjet dhe barazinë?

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë