VIDEO/ Partizani 'ngec' dhe humbet kreun, Tirana dhe Vllaznia fitojnë me 'poker'! Bardheblutë në krye të Superligës

Superliga shqiptare e futbollit ka zhvilluar tre ndeshjet e para për javën e 17-të. Në 13:00 në stadiumin e Kamzës, Kastrioti dhe Partizani barazuan 1-1. Në 16:00 në "Loro Boriçi", Vllaznia fitoi 4-1 me Laçin. Në "Air Albania", Tirana fitoi po me goleadë 4-1 me Bylis duke marrë kreun e Superligës. Nesër zhvillohen dy ndeshjet e tjera për këtë javë. Kukësi pret Erzenin në 13:00, ndërsa në "Niko Dovana" në 16:00 luhet Teuta - Egnatia.

Pas humbjes me Vllazninë, Partizani ka hedhur një tjetër hap fals në Superligë, pasi të kuqtë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 kundër Kastriotit. Në Kamëz të parët që realizuan ishin të besuarit e Colella-s të cilët kaluan në avantazh me Tedi Caren, ndërsa më tej krutanët arritën të gjenin baraspeshën dhe të dilnin me një pikë nga kjo ndeshje.

Tirana shkëlqen në "Air Albania" dhe merr kreun e klasifikimit në Superligë. Për javën e 17-të, bardheblutë fituan 4-1 me Bylis. Hasani në minutën e 10-të hapi ndeshjen nga penalltia, e cila u akordua pas konsultës me VAR. Më pas ishte radha e Patrick, që shënoi në minutët 28 dhe 32. Në pjesën e dytë sërish Patrick në minutën e 70 shënoi golin e katërt të ndeshjes dhe të tretin personal, ndërsa më herët Kaçori kishte shënuar për Bylis. Me 31 pikë, Tirana merr kreu e Superligës, kjo edhe pas barazimit 1-1 të Partizanit. Bylis me 17 pikë qëndron në vendin e 8-të.

Vllaznia fitoi 4-1 me Laçin për javën e 17-të në Superligë. Në "Loro Boriçi" shkodranët bindin me lojë dhe gola, duke marrë momentalisht vendin e tretë në klasifikim. Pjesa e parë u mbyll me dopietën e Hoxhaj në minutat 31 dhe 43. Në fraksionin e dytë, Juric në minutën 73 dhe Jonuzi në minutën 90+3 shënuan për Vllazninë, teksa Shkurtaj në të 66 shkurtoi për Laçin. Te Vllaznia debutoi afrimi më i fundit, Balaj. Shkodrani për herë të fundit në "Loro Boriçi" kishte luajtur në 6 shtator 2016 në një ndeshje me kombëtaren. Me këtë rezultat, Vllaznia shkon në kuotën e 28 pikëve në vendin e tretë, teksa me 20 pikë Laçi mban vendin e gjashtë.

Superliga shqiptare - java 17-të:

E shtunë

Kastrioti 1-1 Partizani

Tirana 4-1 Bylis

Vllaznia 4-1 Laçi

E diel

13:00 Kukësi - Erzeni

16:00 Teuta - Egnatia

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:04
VIDEO/ Vllaznia shkëlqen me Laçin, Balaj debuton me kuqeblutë! 5 gola në 'Loro Boriçi'

Vllaznia fitoi 4-1 me Laçin për javën e 17-të në Superligë. Në "Loro Boriçi" shkodranët bindin me lojë dhe gola, duke marrë momentalisht vendin e tretë në klasifikim. Pjesa e parë u mbyll me dopietën e Hoxhaj në minutat 31 dhe 43. Në fraksionin e dytë, Juric në minutën 73 dhe Jonuzi në minutën 90+3 shënuan për Vllazninë, teksa Shkurtaj në të 66 shkurtoi për Laçin. Te Vllaznia debutoi afrimi më i fundit, Balaj. Shkodrani për herë të fundit në "Loro Boriçi" kishte luajtur në 6 shtator 2016 në një ndeshje me kombëtaren. Me këtë rezultat, Vllaznia shkon në kuotën e 28 pikëve në vendin e tretë, teksa me 20 pikë Laçi mban vendin e gjashtë.

Ora 18:01
VIDEO/ Tirana 'poker' Bylisit, bardheblutë marrin vendin e parë të Superligës! Patrick tre gola

Tirana shkëlqen në "Air Albania" dhe merr kreun e klasifikimit në Superligë. Për javën e 17-të, bardheblutë fituan 4-1 me Bylis. Hasani në minutën e 10-të hapi ndeshjen nga penalltia, e cila u akordua pas konsultës me VAR. Më pas ishte radha e Patrick, që shënoi në minutët 28 dhe 32. Në pjesën e dytë sërish Patrick në minutën e 70 shënoi golin e katërt të ndeshjes dhe të tretin personal, ndërsa më herët Kaçori kishte shënuar për Bylis. Me 31 pikë, Tirana merr kreu e Superligës, kjo edhe pas barazimit 1-1 të Partizanit. Bylis me 17 pikë qëndron në vendin e 8-të.

Ora 15:49
Partizani dy ndeshje pa fitore, Colella: Ekipi nervoz, terreni s'na la të luanim

Partizani barazoi 1-1 në transfertë me Kastriotin në stadiumin e Kamzës. Në javën e 17-të të sezonit, "Demat" mund të humbasin kryesimin, teksa pas ndeshjes trajneri i të kuqve, Giovanni Colella ka treguar për Oversport se skuadra ishte nervoze dhe se terreni ka ndikuar.

"Barazuam në një fushë të vështirë, ata kanë një skuadër shumë agresive, prandaj edhe barazimi mund të qëndrojë.

Mini-krizë për Partizanin? Është një opinion që e respektoj, por nuk jam dakord. Ne mundohemi të fitojmë çdo ndeshje, por jo gjithmonë ia arrijmë.

Çfarë nuk bëtë mirë sot? Mund të punonim më mirë në ndërtimin e lojës. Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë në zotërimin e topit, por kjo edhe për meritë të kundërshtarit dhe për shkak të terrenit, që ishte i vështirë.

Ka ndikuar merkato? E dinim për largimin e Bitrit, prandaj jemi përgatitur për këtë largim.

Ka nervozizëm në skuadër, për shkak të rezultateve apo mungon harmonia? Skuadra e kupton kur luan mirë dhe kur nuk luan aq mirë. Prandaj vjen edhe ky nervozizëm. Lojtarët duhet të mësohen me presionin, pasi luajnë te Partizani, që ka pretendime të mëdha. Është diçka normale", tha Giovanni Colella.

Ne.k./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!