Tjetër kërkesë për koalicion dorëzohet në KQZ! 4 parti politike nën siglën 'Aleanca' garojnë për zgjedhjet vendore të 14 majit

Tjetër kërkesë për koalicion dorëzohet në KQZ! 4 parti politike nën siglën 'Aleanca' garojnë për zgjedhjet vendore të 14 majit

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Një tjetër kërkesë për koalicion është dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Në shkresën e firmosur që mban datën e 13 marsit, katër partitë opozitare, Aleanca Demokratike me kryetar Eduart Abazin, Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet me kryetar Gaqo Apostolin, Aleanca Barazi dhe Drejtësi Europiane me kryetar Valentino Mustakën  si dhe partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë, kanë formuar koalicionin e quajtur ‘Aleanca’ për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit,

Partia udhëheqëse e koalicionit do të jetë Aleanca Demokratike.

Ky është koalicioni i tretë i dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për sa i takon zgjedhjeve lokale të 14 majit. Deri më tani, është dorëzuar koalicioni Meta-Berisha me siglën 'Bashkë-Fitojmë' ku pjesë janë Partia e Lirisë, PBDNJ, PDK dhe grupimi i Berishës, si dhe koalicioni për këshillat bashkiakë “Aleanca Liberale e Djathtë” mes Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat dhe Partia Bashkimi Demokrat.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

kqz-per-keshillat-bashkiake-ja-sigla-e-tyre%2F&referer=https%3A%2F%2Fëëë.google.com%2F&cb=a04b515fbb" style="height:0px; ëidth:0px" />

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja