Berisha dhe Meta ‘sfidojnë’ Celibashin, regjistrojnë koalicionin ku përfshijnë PD! Zyrtarizojnë emrin: Bashkë fitojmë! Publikohet logoja

TIRANË- Tashmë nuk ka asnjë dyshim! Zgjedhjet e 14 majit, do të jenë i njëjti skenar si 6 marsi për opozitën shqiptare. Ilir Meta do të jetë “i plotfuqishëm” dhe do të drejtojë koalicionin me Sali Berishën që kanë vendosur ta quajnë “Bashkë Fitojmë”. 

Kështu me këtë marrëveshje të arritur, ky koalicion do të futet në garën e 14 majit për kryetarë Bashkie me kandidatët e dalë nga ‘Primaret’ e ndërsa ka një dakordësi mes palëve edhe për të dalë edhe me lista të përbashkëta për anëtarë të këshillave bashkiakë. Në pikën 7 të kësaj marrëveshjeje, thuhet qartë se në listat shumëemërorë për këshilltarë të Koalicionit Zgjedhor do të përfshihen për çdo parti të koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre bazuar në marrëveshjen midis palëve. Kandidatët në listët shumë emërore të koalicionit, pavarësisht se cilës parti i përkasin do të vlerësohen si kandidat vetëm të koalicionit, duke shmangur trajtimin e tyre sipas përkatësisë partiake.

Ajo që vihet re në dokumentin zyrtar të dorëzuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është se brenda këtij koalicioni, përveç Partisë së Lirisë të Ilir Metës, PDK-së së Nard Ndokës dhe PBDNJ-së së Vangjel Dules, është e përfshirë edhe PD-ja. Një ditë më parë, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosur që të mos e regjistronte Partinë Demokratike, mirëpo Sali Berisha dhe Ilir Meta e ‘sfidojnë’ këtë vendim duke e bërë pjesë të këtij koalicioni edhe PD-në. Ndërkohë që ligji e thotë qartë që një parti politike e paregjistruar në zgjedhje nuk mund të jetë kurrsesi në një koalicion.

Mirëpo, përtej asaj që thotë ligji, përfaqësuesi ligjor i grupit të Berishës, Ledio Nuraj, shprehet me bindje se Celibashi do e regjistrojë.

“Jemi në bindjen e plotë që PD do të pranohet sepse PD është partia më e madhe opozitare, që është ajo parti që paraqet alternativën ndryshe, bashkë me koalicionin që përfaqëson ajo dhe PD do regjistrohet sepse mbështet dhe ka nxjerrë përfaqësuesit e elektoralit nga primarët që janë kandidatët për kryetar Bashkisë”, tha Nuraj, në përgjigje të gazetares së Report Tv, Danjela Maloku.

Megjithatë, përtej deklaratave politike, duket se Meta dhe Berisha presin që Celibashi të mos e pranojë PD-në në koalicion, njësoj siç ndodhi edhe në zgjedhjet e 6 marsit dhe për këtë kanë marrë edhe masa. Kjo mund të kuptohet fare mirë, për faktin se kanë vendosur që Partia e Lirisë të jetë ajo që drejton dhe jo Sali Berisha. 

Bashkë me emrin është publikuar edhe logoja zyrtare. Logoja është dy duar të shtrënguara me ngjyrat rozë dhe blu. Ngjyra blu mund të lidhet me Partinë Demokratike, e ndërsa lind pyetje pse dora tjetër është ngjyrë rozë dhe jo e kuqe që mund të lidhet me Partinë e Lirisë. Kjo ka një shpjegim të thjeshtë, sepse dyshja Meta dhe Berisha nuk janë munduar aspak për bërë një logo, por e kanë marrë gati nga ato që jepet mundësia për t’i shkarkuar falas në internet.

Arritja e marrëveshjes për koalicionin “Bashkë fitojmë” u bë pas ditësh të tëra negociatash e takimesh mes Berishës e Metës, Ndokës e Dules. Në koalicion të përfshirë nuk janë parti të tjera të spektrit të djathtë, me të cilët kreu i Rithemelimit thotë se ka dakordësi politike për të mbështetur në terren kandidatët e dalë nga primaret për kryebashkiakë.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:15
Aspak kreativë! Berisha dhe Meta dalin me logo që shkarkohet falas në internet (FOTO)

Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë publikuar ditën e sotme logon zyrtare të koalicionit të tyre “Bashkë fitojmë”. Mirëpo, duket se nuk janë lodhur shumë për të menduar për një logo origjinale. Logoja është dy duar të shtrënguara me ngjyrat rozë dhe blu. Ngjyra blu mund të lidhet me Partinë Demokratike, e ndërsa lind pyetje pse dora tjetër është ngjyrë rozë dhe jo e kuqe që mund të lidhet me Partinë e Lirisë. Kjo ka një shpjegim të thjeshtë, sepse dyshja Meta dhe Berisha nuk janë munduar aspak për bërë një logo, por e kanë marrë gati nga ato që jepet mundësia për t’i shkarkuar falas në internet.

Logoja e vjedhur e koalicionit Berisha-Meta

Gjithashtu, mjafton një klikim i thjeshtë në internet “hands shake, heart” dhe dalin dhjetëra logo identike me atë të këtij koalicioni, ku ndryshon vetëm ngjyra.

Foto në internet me logon e njëjtë si koalicioni 'Bashkë fitojmë'

Njëjtë edhe në koalicionin e 6 marsit, Berisha dhe Meta edhe atëherë dolën me një logo dhe emër të kopjuar nga koalicioni i Qendrës së Djathtë në Itali, e drejtuar nga Silvio Berlusconi,  'La casa delle liberta', që do të thotë "Shtëpia e lirisë".

Logo e koalicionit Berisha-LSI në 6 mars

Logoja e koalicionit të Silvio Berlusconi
B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 16/03/2023 11:38

    Nga tre ate me te gjatin ????????????????

    Përgjigju
  • Linda: 16/03/2023 07:22

    Po pse mos tallen ata cfare ju mungon te gjitha shpenzimet per ndryshimet qe bejne nga buxheti i shtetit dalin.I kane bere duart bashk se i kane njelloj te perlyera.

    Përgjigju
  • Jon: 15/03/2023 23:08

    Këta nuk japin asnjë qindarkë për shqiptarët, i duan të gjitha për vete. Kujtojnë se jetojnë akoma në vitet 90 kurse shqiptarët habiten sa rëndësi i japin mediat fosileve të komunizmit. Të shkojnë të.të "gocat e ndershme "

    Përgjigju
    • like: 16/03/2023 07:52

      Keta nuk jan fosilet e komunizmit por te demokracise. Ka 33 vjet qe komunizmi eshte shuar. Po mire tja bejne ketij populli keto halete, gjakun tju pijne akoma me shume se u wane nga ENVERI qe nuk i vodhi as nje qime floku ketij populli. Ketyre haleve ju intereson nje popull injorante sepse ndryshe nuk do te ishin akoma ne pushtet dhe te vjedhin e shkaterrojne Shqiperine si kur me qene plaçke e tyre. Zgjohu o popull prej gjumi zgjohu per tju dhene femijeve tuaj nje te ardhme te lumtur sic ju kane dhene keta hale familjeve te tyre

  • Gjelle qensh: 15/03/2023 21:50

    Nuk ka ngel idiot e injorant pa hap parti ,Ca lloj mostrash pasket qen ju ne shqiperi mor jahu

    Përgjigju
  • Kameri 2: 15/03/2023 21:49

    Si logo spitali duket

    Përgjigju
    • Edi: 16/03/2023 07:39

      Po pikerishte e kan zgjedhur kte logo spitali,se per spital psiqeatrik jane te gjithe aty brenda.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille