Tjetër masakër ndaj fëmijëve në
Siri, vdes vëllai i vogëlushit Omran

Tjetër masakër ndaj fëmijëve në<br />Siri, vdes vëllai i vogëlushit Omran
E gjithë bota u prek nga publikimi i një fotografie të vogëlushit sirian që qëndronte në ambulancë i përgjakur dhe pa derdhur lot, ndërkohë që vuante plagët e luftës.

Por masakra në këtë familje dhe në të gjithë Sirinë, nuk ka përfunduar. Vëllai 10 vjeçar i Omranit ka ndërruar jetë sot.
 
7 anëtarë të një familje, 6 prej të cilëve fëmijë kanë vdekur si rezultat i një sulmi me helikopter në Aleppo. Në këtë sulm ka mbetur i vdekur edhe Ali, vëllai 10 vjeçar i Omran.
 
Pas sulmeve në të cilat u lëndua dhe Omran, Ali është dërguar në spital por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra. Lajmin e ka bërë të ditur në Twitter Caroline Anning, menaxhere e "Save the Children". 


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës