Derbi kryeqytetas Tirana-Partizani, i cili u zhvillua gjatë ditës së djeshme duket se ka përfshirë në emocionin e tifozerisë edhe politikanët. Edhe në futboll politikanët treguan ndasitë e tyre.  

Të majtët  si Taulant Balla, Erjon Braçe, Xhemal Qefalia, Blendi Klosi, Petrit Vasili, Erjon Veliaj, madje edhe Vangjush Dako, ishin në kampin e tifozëve të Partizanit, ndërsa të djathtët nga të cilët ishin të pranishëm Sadri Vorpsi, deputetëve Keltis Kruja, Albana Vokshi e Jorida Tabaku, kanë bërë tifo për Tiranën.

Madje Jorida Tabaku është shprehur më herët se ajo është një ultrase e skuadrës së Tiranës.

Gjatë ditës së djeshme Kryeqyteti është ndezur nga ndeshja Tirana-Partizani, e fituar për herë të dytë në këtë kampionat nga Partizani.

Duke qenë se të dyja ekipet, pas shumë vitesh, në këtë kampionat luftojnë për titullin kampion, interesi ka qenë maksimal.

tirana partizani


tirana partizani

tirana partizani


tirana partizani

tirana partizani

tirana partizani

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)