Tjetër padi Alikos së Lazaratit
ndikoi në kultivimin e hashashit

Tjetër padi Alikos së Lazaratit<br />ndikoi në kultivimin e hashashit
TIRANE - 140 mijë bimët e kanabisit të asgjësuara gjatë operacionit në Lazarat dhe 65 tonët hashashit të përpunuara, janë bërë objekti që policia e Gjirokatrës t’i shtonte edhe një akuzë tjetër, atë të mosnjoftimit, kryetarit të kësaj komune Dashnor Aliko. 

Lajmi konfirmohet nga burime pranë prokurorisë së përgjithshme, sipa të cilave kallëzimi i ri ndaj Alikos është kryer nga Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës, e cila ka kallëzuar edhe dy kryepleq të zonës, duke i akuzuar për “shpërdorim detyre”.

Sipas prokurorisë po verifikohet nëse me veprimet dhe mosveprimet e tyre, të akuzuarit kanë ndikuar në mbjelljen dhe kultivimin e parcelave të mëdha me lëndë narkotike. Mësohet se hetuesit janë përqendruar edhe në zbardhjen e emrave të personave që shfrytëzonin tokat e komunës në kultivimin e hashashit. Prokurorët thanë se po kryhen të gjitha verifikimet e mundshme, për të parë nëse tokat e komunës janë shfrytëzuar me miratimin e kryetarit Aliko apo pa dijeninë e tij.

Kreu i Komunës, u procedua penalisht në javën e dytë të operacionit policor në Lazarat, për një mori akuzash. Mes të cilave edhe ajo e implikimit dhe organizimit të grupeve të armatosura që qëlluan me armë ndaj uniformave blu. 

Operacioni i policisë në Lazarat nisi në 15 qershor dhe është konkluaduar jo vetëm me sasinë e drogës së asgjesuar dhe sekuestruar sikur nuk ka ndodhur asnjëherë në 24 vitet e fundit, por edhe me regjistrimin e 160 procedime penale, arrestimin e 32 personave, hetimin në gjëndje të lirë të 43 të tjerëve, si dhe 85 procedime të tjera nuk kanë ndonjë emër konkrete të autorëve. 

Ndërsa për sulmin me armë ndaj grupit të xhirimit të A1Report gjatë trasmetimit live në Lazarat, policia dhe prokuoria nuk kanë raportuar të kenë arrestuar apo identifikuar asnjë prej autorëve. 

Në fakt 7 prej të arrestuarve po hetohen për akuzën e organizatës kriminale dhe vrasjes së mbetur në tentativë ndaj forcave të policisë, tek Krimet e Rënda ndërsa 25 personat e tjerë nga prokuroria e Gjirokastrës për drogën dhe armët e sekuestruara

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë