Kukësi ka prezantuar ditën e sotme blerjen e radhës në merkaton e kësaj vere. Bëhet fjalë për një mesfushor anësor ofensiv, që vjen nga Brazili dhe quhet Roger Junior Rodrigues Ferreira. Ja njoftimi i plotë i klubit verilindor:
“Roger Junior Rodrigues Ferreira luan si sulmues anësor dhe prej muajit prill është lojtar i lirë. Në të shkuarën ai ka provuar të luajë në Seria B në Brazil, 20 ndeshje në total.
Braziliani 22-vjeçar ka qenë pjesë e Botafogo, ndërkohë që e ka mbyllur me Atletico Goianiense. Suksese Roger Junior Rodrigues!”

Komento
Komente
