Tjetër protestë kundër pr.ligjit për surrogacinë në sheshin ‘Skënderbej’: E duam familjen të paprekur

Tjetër protestë kundër pr.ligjit për surrogacinë në sheshin ‘Skënderbej’: E duam familjen të paprekur

Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës organizoi sërish një protetsë në sheshin Skdëndërbej kundër pr.ligjit për surrogacinë. 1 qershori i gjeti të rritur, prindër e gjyshër në Marshimin për Jetën

Ata marshuan paqësisht nga “Sheshi Skënderbej” deri tek sheshi “Nënë Tereza” në mbrojtje të familjes dhe festimit të jetës në Ditën Kombëtare të Fëmijëve.

Gjithashtu u vazhdua me firmosjen e Peticionit “Manifesti i Jetës”, i cili ka për qëllim, dërgimin në Parlament për anulimin e Projektligjit të Surrogacisë.

“Jemi pro familjes me nënën dhe babanë dhe jo me prindin 1 dhe 2.”

“Mundohemi shumë ta mbajmë familjen të bashkuar, ndaj e firmosa peticionin.”

“Besoj tek familja tradicionale dhe tek mbrojtja që duhet t’u japim pa kursim fëmijëve”, thanë disa protestues.

Peticioni kundër surrogacisë, dhe ndryshimeve të abortit apo sterilizimit do të shtrihet në të gjithë vendin, fizikisht dhe online. Më pas, sipas përfaqësuesit e Koalicionit Pro Familjes dhe Jetës do ta dorëzojnë në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërkohë kujtojmë që ky projektligj është në fazën e diskutimit publik, ndërkohë që ka ngjallur një sërë debatesh publike e mediatike, kryesishtë nga komunitetet fetare, por jo vetëm.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)