Tjetër rast i dyshuar me virusin kinez në Shqipëri, rezulton negativ!

Tjetër rast i dyshuar me virusin kinez në Shqipëri, rezulton negativ!

Foto ilustruese

TIRANE-Në javën e fundit në Shqipëri ka pasur një tjetër rast të dyshuar se mund të ishte prekur nga virusi kinez, por fatmirësisht ka rezultuar negativ pas analizave që janë bërë. Deri në datë 7 shkurt ishin pesë raste, që pas testimit rezultuan negativ dhe që sipas ministres së Shëndetësisë ishin me grip sezonal.

Ndërkohë që në javën e fundit ka pasur dyshime për një tjetër rast, i cili po ashtu ka rezultuar negativ. Sipas ministrisë së Shëndetësisë deri tani në total janë gjashtë rastet e testuara për koronavirus, të cilat të gjitha kanë rezultuar negative. 

Ministria e Shëndetësisë deklaron se ka marrë të gjitha masat për kontrolle pikat hyrëse të vendit, ndërsa ka bërë gati edhe karantinën, por ka theksuar se risku është shumë i ulët.

"Probabiliteti i infeksionit për popullatën në Shqipëri konsiderohet shumë i ulët dhe deri më tani nuk ka patur asnjë rast me koronavirusin e ri të importuar në vendin tonë. Deri tani në Shqipëri janë testuar 6 raste për koronavirusin e ri, të cilat pas testimit kanë rezultuar negative. 

Ministria e Shëndetësisë rekomandon qytetarët të cilët kanë udhëtuar së fundmi në Kinë dhe kanë shenjat e mëposhtme: Kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje,  të telefonojnë urgjencën kombëtare 127!

Nga Shërbimi i Sëmundjeve Infektive (QSUT), janë përcaktuar bokset /dhomat e izolimit funksionale, në se do të ketë raste të dyshuara për COVID_19 dhe janë marrë masa të shtuara mbi zvogëlimin e hyrje-daljeve në Shërbimet Infektive dhe Urgjencën Polivalente" thuhet në njoftim. Numri total i viktimave nga virusi deri tani është 1369, ndërsa i të infektuarve mbi 60335.

Këshillat

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë